4
Një ekspozitë me 61 fotografi bardhë e zi edhe me ngjyra, në të cilën aktori i Hollivudit JohnMalkovich shndërrohet në imazhe emblematike të fotografisë të shekujve 20 dhe 21, është paraqiturnë Galerinë Kombëtarenë Sofje. Autori i projektit është fotografi amerikan Sandro Miller. Në vitin 2013, ai vendosi të nderojë autorët që shënuan më së shumti karrierën e tij krijuese duke zgjedhur 35 nga fotografitë e tyre të njohura për t'i riprodhuar. Për këtë qëllim, Miller kontaktoi John Malkovich, i cili pranoi menjëherë të merrte pjesë në këtë projekt jo standard të artit.
Në serinë "Malkovich, Malkovich, Malkovich: Homazh për mjeshtrat e fotografisë", ylli i Hollivudit tregon cilësitë e tij të kameleonit, duke hyrë pa probleme në imazhet e Albert Einstein, Che Guevara, John Lennon, Andy Warhol dhe të tjerë.

Prezantimi i fotografit Sandro Miller është planifikuar për datën 18 shkurt (të shtunën), nga ora 11:00 deri në orën 12:30 në Galerinë Kombëtare “Kuadrat 500”. Ekspozita mund të vizitohet nga banorët e Sofjes dhe vizitorët e kryeqytetit deri më 30 prill 2023.
John Malkovich ndodhet aktualisht në Sofje në lidhje me pjesëmarrjen e tij tre mbrëmje me radhë /më 16, 17 dhe 18 shkurt/ në skenën e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" me shfaqjen "Në vetminë e fushave të pambukut" të Bernard-Marie Koltes.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: nationalgallery.bg © Sandro Miller“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në..
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për..