Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot pranveror pa reshje

Foto: BGNES

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, me vranësira të shtuara në Bullgarinë Veriore. Aty do të fryjë erë mesatare perëndimore, ndërsa në jug do të jetë pothuajse e qetë.

Me 18 shkurt do të fryjë erë mesatare, në Bullgarinë e Veriut  era do të jetë e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, në rajonet verilindore - më shpesh të konsiderueshme, por pothuajse nuk do të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 0 deri në 5°, më të ulëta do të jenë në disa rajone të Bullgarisë Jugperëndimore, në Sofje rreth 0°.

Gjatë ditës temperaturat do të rriten pak dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 15° dhe 20°, në Sofje rreth 15°.

Në zonat malore vranësira do të jetë e ndryshueshme, më e theksuar mbi malin Stara Pllanina, por reshje pothuajse nuk do të ketë. Aty do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, ndërsa në masivet jugore do të fryjë erë mesatare. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 11°, në 2000 metra - rreth 3°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD
Rumen Specov

Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"

Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...

botuar më 25-11-14 3.06.MD