Tre bullgarë morën pjesë në garën për çmimin "Astrid Lindgren" në konkurrencë me 251 artistë nga 64 vende. Në mesin e të nominuarve janë disa nga emrat më të shquar të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në botë, transmeton BTA. Të nominuarit bullgarë janë Julija Spiridonova dhe ilustruesit Jasen Gjuzelev dhe Stella Drajs. Fituesi i çmimit do të shpallet në mars të këtij viti.
Jasen Gjuzelev njihet si një nga ilustruesit më të mirë në botë. Ai bashkëpunon me shtëpitë botuese më të njohura në botë. Për disa vite Gjuzelev jetoi dhe punoi në Itali, duke ilustruar libra dhe duke punuar për revista në Milano, Torino dhe Firence. Ai bëri bujë me "Alice in Wonderland" ("Alisa në Vendin e Çudirave") të Lewis Carroll. Edicioni kanadez fitoi një Medalje Argjendi nga Shoqata Amerikane e Ilustruesve dhe Çmimin e Madh për dizanjimin e Kopertinës nga Instituti Amerikan i Arteve Grafike.
Kandidatja tjetër bullgare, Julija Spiridonova, është një skenariste dhe shkrimtare e pavarur. Ajo është autore e emisioneve për fëmijë dhe të rinj në BNT. Në konkurs për çmimin e madh mori pjesë edhe ilustruesja bullgare Stella Drajs, e cila jeton në Gjermani dhe ka marrë më shumë se një herë çmime ndërkombëtare për punën e saj.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..