Aktualisht, Shoqata Bullgare "Rilla" në Spanjë po mbledh në mënyrë aktive fonde për të mbështetur viktimat e tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri. Donacionet mblidhen në ndërtesën e shkollës bullgare të së dielës "Rajna Knjaginja" në qytetin spanjoll Burgos, si dhe në dy dyqane në qytet, të cilat janë prona të bashkatdhetarëve tanë. Paratë do të transferohen çdo javë në llogarinë e ambasadës turke në Bullgari, duket qartë nga një postim në faqen e organizatës në Facebook, i cili përfundon me fjalët: "Mirësjellja merr kuptim kur jepet në kohën e duhur!".
Fushata e bamirësisë pritet të zgjasë së paku një muaj, tha për BTA Diljana Bodurova, kryetare e shoqatës “Rilla”. Kjo nuk është e vetmja kauzë bamirëse e Shoqatës “Rilla”. Fushatat e saj kanë për qëllim kryesisht të ndihmojnë bashkatdhetarët tanë me probleme shëndetësore, si dhe ukrainasit që vuajnë nga pushtimi rus.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Shoqata Bullgare "Rilla"
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..