Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka një propozim që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin Levski

Foto: архив

Kryetari i Akademisë Bullgare të Shkencave Julian Revallski propozon që aeroporti ndërkombëtar në Sofje të marrë emrin e Vasill Levskit. Ai i dërgoi një letër kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev me idenë që Këshilli i Ministrave të shqyrtojë propozimin, njoftoi Akademia Bullgare e Shkencave.

Rasti është pikërisht përkujtimi i 150-vjetorit të vdekjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski - një nga personalitetet më të ndritura në historinë tonë kombëtare.

“Nëpërmjet këtij gjesti ne të gjithë do të shprehim respektin tonë të madh për heroin kombëtar të Bullgarisë, i cili ka kontribuar pa masë në ringjalljen e shpirtit bullgar dhe në çlirimin e Atdheut tonë. Përveçse ishte një person kozmopolit, Apostulli ishte edhe një nga donatorët në themelimin e Shoqërisë Letrare Bullgare në vitin 1869, pasardhës i së cilës është edhe Akademia Bullgare e Shkencave”, thuhet në letrën e Akademik Revallskit. Për herë të parë ky propozim u bë në vitin 2017. Më pas mori mbështetjen e një grupi të madh njerëzish, por nuk u vu në zbatim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Sofjes (SOF/LBSF) është aeroporti më i madh dhe më i ngarkuar në Bullgari. Ndodhet rreth 10 km në lindje të qendrës së kryeqytetit. Mbi 35 linja ajrore kryejnë fluturime të rregullta pasagjerësh ose mallrash, si dhe programe turistike sezonale për në Sofje dhe nga Sofja.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv, sofia-airport.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD