Nuk do të dërgohen ushtarakë bullgarë në Ukrainë dhe jashtë vendeve anëtare të BE-së, sipas një njoftimi të shërbimit për shtyp të qeverisë. Një vendim i Parlamentit të 48-të për të ofruar ndihmë ushtarake dhe ushtarako-teknike për Ukrainën, autorizon pjesëmarrjen e ushtarakëve nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë në Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së në Ukrainë (European Union Military Assistance Mission in Ukraine - EUMAM). Bëhet fjalë për një oficer shtabi në Belgjikë, deri në 5 oficerë dhe rreshterë në Poloni dhe Gjermani dhe deri në 50 ushtarakë në Bullgari apo në vendet e BE-së, thuhet në njoftim.
Bullgaria ka ndarë më shumë se 240 milionë euro për ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për Ukrainën dhe 150 000 ukrainas kanë marrë ndihma në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Twitter.Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..