Sa më shumë të flasin njerëzit për euron në vendin tonë, aq më shumë duket se rritet edhe frika e tyre se monedha e përbashkët evropiane mund të çojë në çmime edhe më të larta nëpër dyqane. Për të hedhur më shumë dritë mbi çështjet dhe faktet që shqetësojnë më së shumti bullgarët në lidhje me vendosjen e euros, një nga sindikatat më të mëdha në vendin tonë, Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), ftoi ekspertë për të bërë një diskutim dhe këmbënguli që shteti të zhvillojë një mekanizëm të veçantë për të pasur transparencëdhe qartësi në vendosjen e çmimeveqë në momentin e hyrjes në Eurozonë.
Në kushtet e inflacionit të lartë për momentin dhe të ardhurave të ulta në vendin tonë, pyetja kryesore është nëse jemi mjaftueshëm të përgatitur për pranimin e euros dhe nëse duhet të presim derisa ekonomia jonë të bëhet konkurruese me ato të shteteve të tjera anëtare. Frika e humbjes së sovranitetit monetar të vendit dhe nostalgjia për levin bullgar ngjallin një rezistencë të ashpër kundër pranimit të monedhës evropiane.
"Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të besuar se pranimi i euros mund të çojë në një rritje më të shpejtë të ekonomisë dhe në rritje të të ardhurave" - thotë Georgi Vullxhev nga Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i cili mori pjesë në diskutimin e organizuar nga KNSB në Sofje:
“Ka shumë të dhëna kontradiktore në këtë drejtim, shembuj të vendeve, zhvillimi ekonomik i të cilave është ngadalësuar pas hyrjes në Eurozonë. Dhe jashtë saj ka të tjera vende që po zhvillohen me një ritëm më të shpejtë. Në të njëjtën kohë, një problem i madh i Eurozonës janë borxhet. Ky kombinim i produktivitetit të ulët dhe rritjes së ulët në Eurozonë është shumë problematik dhe nëse kjo gjë nuk zgjidhet, me shumë mundësi do të çojë në një krizë tjetër borxhesh në Eurozonë dhe nuk bëhet fjalë për një ekonomi të vogël si Greqia, por një ekonomi të madhe si Italia, për shembull. Dhe kjo krizë do të varfërojë të gjithë për të shpëtuar këto ekonomi të vjetra. Ky është një rrezik i madh për të cilin Eurozona duhet të kujdeset para se të mendojmë për anëtarësim. Ne nuk kemi asnjë përfitim nga anëtarësimi në 2024 pasi problemi vazhdon të përkeqësohet. Duhet të presim deri në vitin 2043 për të parë se si do të zhvillohet Eurozona në këtë periudhë. Nëse bëhen reforma dhe zgjidhen të gjitha problemet që përmenda, atëherë debati do të jetë krejtësisht ndryshe”- thekson analisti, duke mbrojtur tezën se Bullgaria duhet të presë.
Ekonomistët nga KNSB kujtuan se treguesit e vendeve që kanë pranuar euron para nesh ishin të ngjashëm me ekonominë e Bullgarisë në këtë moment. “Tashmë jemi anëtarë të mekanizmit valutor ERM-2, tashmë jemi anëtarë të mekanizmit bankar evropian dhe unionit bankar, kemi ndërmarrë hapa të mjaftueshëm dhe tani është tepër vonë për një debat pro dhe kundër”– thotë Dobrin Ivanov, drejtori i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari:
“Në mënyrë kategorike, prioriteti numër një i organizatave bullgare të punëdhënësve është të përshpejtojnë zbatimin e të gjitha reformave dhe të merren masat e nevojshme për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë vitin e ardhshëm. Biznesi bullgar është i informuar, madje ai është bashkuar edhe në Eurozonë shumë përpara anëtarësimit zyrtar, sepse transaksionet negociohen në euro, 75% e eksporteve bullgare janë të orientuara në vendet e Eurozonës, partnerët e biznesit bullgar janë përgjithësisht në Eurozonë. Ne duam të punojmë me të njëjtën njësi monetare me ta.”
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: pixabay
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..