Ministria e Brendshme po bën të pamundurën për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të emigrantëve. Ministri i punëve të brendshme në detyrë, Ivan Demerxhiev, në Varna tha se mbrojtja e kufirit është problem kombëtar. Sipas tij, vitet e fundit u bënë një sërë gabimesh në mbrojtjen e kufirit, duke përfshirë shkurtimin e 2000 policëve kufitar. Ministri theksoi se në 10 vjet, 110 nga gjithsej 250 km të kufirit nuk janë të siguruar teknikisht dhe i bëri thirrje çdo institucioni bullgar të marrë pjesë në mbrojtjen e zonës kufitare. Demerxhiev shtoi gjithashtu se këtë javë pritet ndihmë teknike nga KE, e cila do të jetë e përmasave të paprecedentë.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, ministri i brendshëm paralajmëroi se do të ketë sërish aksione për parandalimin e blerjes së votave, si dhe kundër shpërndarjes së drogës dhe krimit në familje.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..