Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e shtetit Rumen Radev, presidenti malazez Milo Đukanović theksoi se vendi i tij është shumë mirënjohës ndaj Bullgarisë për mbështetjen e saj për anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Sipas Đukanović, i cili me ftesë të presidentit Radev ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Malit të Zi janë shumë të zhvilluara. Sipas Rumen Radevit, vizita e sotme është shprehje e qartë e dialogut të shkëlqyer mes dy vendeve dhe Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse veçanërisht e fortë e rrugës evropiane të Malit të Zi.
Lidhur me luftën në Ukrainë, të dy presidentët dënuan veprimet ushtarake të Rusisë dhe ndanë një pikëpamje të përbashkët se nevojiten përpjekje diplomatike për t'i dhënë fund. Në deklaratën e tij, presidenti bullgar theksoi gjithashtu se të dy vendet ndajnë jo vetëm vlera të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta për sigurinë, prosperitetin dhe paqen në rajon dhe falënderoi për pjesëmarrjen e ushtarakëve malazezë në Grupin e Betejës Shumëkombëshe të NATO-s në territorin e vendin tonë.
Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..
Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..