Nga data 20 deri më 26 shkurt në Sofje do të zhvillohet edicioni i 74-të i turneut më të vjetër të boksit në Evropë – “Stranxha”. Në të do të marrin pjesë më shumë se 470 boksierë nga 42 vende. Nga fuqitë e mëdha në boks do të mungojnë vetëm skuadrat e Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, ekipi i Bjellorusisë do të marrë pjesë, por me insistimin e kryetarit të Federatës Bullgare të Boksit Krasimir Ininski - pa flamurin kombëtar dhe simbolet kombëtare. Bullgaria do të përfaqësohet me 12 meshkuj dhe 6 femra, pa boksierët tanë të shquar Daniell Asenov dhe Radosllav Pantaleev.
Anxhelika Nenova , garuesja më e re bullgare në Kampionatin Evropian të Shahut klasik për femra në Greqi, fitoi ndeshjen e saj në raundin e katërt. Shahistja 15-vjeçare e CSKA-së ka mposhtur me topin e bardhë Aleksandra Lach nga Polonia. Në këtë..
Raundi i dytë i kampionatit individual evropian të shahut klasik për femra në ishullin Rodos rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për femrat bullgare. Viktoria Radeva mposhti me figurat e bardha sllovaken Andrea Bohnikova dhe me 2 pikë maksimale..
Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..