Në 10 vjet, eksportet e Bullgarisë në Spanjë janë rritur me 73%, dhe vitet e fundit kanë shënuar vlera rekord në historinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Në periudhën 2017-2019, tregtia me Spanjën kaloi 2 miliardë euro në vit, dhe këto vlera po rimëkëmben shpejt pas pandemisë. Ende po priten të dhënat e përgjithësuara për vitin 2022, por rritja pritet të jetë mbi 50%. Kjo u bë e qartë gjatë një forumi biznesi bullgaro-spanjoll, i cili zhvillohet në Madrid. Aktiviteti u hap nga Ministri i Ekonomisë, Nikolla Stojanov, dhe organizohet së bashku me Konfederatën e Sipërmarrësve Spanjollë (CEOE). U vu re se kompanitë spanjolle po tregojnë interes për investime dhe projekte të përbashkëta në Bullgari në sektorin e automobilave dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit.
Kompanitë spanjolle kanë hapur më shumë se 3000 vende pune në Bullgari, theksoi në fjalimin e tij ambasadori i Spanjës në Bullgari, Shkëlqesia e Tij Alejandro Polanco.Më shumë se 25 000 nxënës bullgarë studiojnë spanjisht dhe mbi 200 000 bashkatdhetarë tanët jetojnë në Spanjë, u bë e qartë gjatë forumit.Këto janë parakushte serioze për inkurajimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve tona, theksoi diplomati spanjoll.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..