“Bullgaria Demokratike” do të apelojë në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të dhënat e votimit pas numërimit të votave nga fletëvotimet në letër dhe makineri të regjistrohen së bashku në protokollet seksionale. Këtë e tha Bozhidar Bozhanov nga formacioni para Nova TV. Sipas ish-ministrit të qeverisjes elektronike, dy fletëvotimet – votimi me letër dhe makineri – duhet të numërohen veçmas për kontroll më cilësor të rezultateve zgjedhore.
Sipas kryeministrit në detyrë Gëllëb Donev, i cituar nga BNT, nuk ka asnjë mundësi për të manipuluar rezultatet kur të dy votat regjistrohen kolektivisht. Megjithatë, ai theksoi se do të ishte mirë që rezultatet të regjistroheshin veçmas për të parë se çfarë përqindje e njerëzve zgjodhën të votonin me makinë.
Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..
Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas..
"Sot, KE dhe BQE deklaruan kategorikisht se Bullgaria i plotëson kriteret për anëtarësim në eurozonë. Kjo është një arsye për krenari për shoqërinë..
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari..