Bullgaria duhet të vendosë këtë vit nëse do të zgjerojë në ndonjë mënyrë resursin e MiG-29. Në konferencën e shefit të mbrojtjes në Sofje, me pjesëmarrjen e presidentit Rumen Radev, u bë e qartë se opsioni për një platformë zëvendësuese deri në ardhjen e F-16-ve të parë në vitin 2025 nuk po zbatohet. Ekspertët e Forcave Ushtarako-Ajrore theksuan se pjesët për avionët MiG janë vështirë për t'u gjetur.
Forcat Ushtarako-Ajrore i kryejnë detyrat e tyre në kushtet e mungesës së burimeve financiare dhe materiale dhe të mungesës së pajisjeve të aviacionit. Megjithatë, detyra e Policisë Ajrore ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një prioritet kryesor.
Forcat Tokësore njohën gjithashtu nevojën për fonde për zbatimin e projekteve të modernizimit dhe kërkuan një angazhim të qartë politik nga shteti për zhvillimin e aftësive luftarake.
Nga ana e saj, Forcat Ushtarako-Ajrore deklaruan se për shkak të luftës në Ukrainë, shumë nga ngjarjet e planifikuara fillimisht u shtynë ose u anuluan. Nga ana tjetër, është forcuar kontrolli i transportit detar dhe mbrojtja e komunikimeve detare. Sipas ministrit të mbrojtjes në detyrë, Dimitër Stojanov, për shkak të vonesës afro 30-vjeçare në modernizimin e forcave tona të armatosura, aktualisht nevojiten burime financiare prej 3-4% të PBB-së.Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, në lidhje me përgatitjen e projektbuxhetit për vitin 2026. “Nuk e di kush thotë se “rregulli..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që vijnë nga veprimtari të paligjshme. Këtë e deklaroi ministri i drejtësisë, Georgi Georgiev, për BNT...
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..