Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në zgjedhje do të garojnë 16 parti dhe 7 koalicione

Rosica Mateva
Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka diskutuar ende mundësinë e rishikimit të vendimit të tij për numërimin e përgjithshëm të votave nga fletët e votimit në letër dhe makineri në protokollet e komisioneve seksionale zgjedhore dhe as nuk është bërë një propozim i tillë. Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva, në një konferencë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2 prillit 2023. Janë regjistruar 16 parti dhe 7 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhje. Nuk dihet ende se si do të organizohet video monitorimi gjatë zgjedhjeve.

Deri më tani janë dorëzuar 10 416 aplikime për votim jashtë vendit, tha gjithahstu Mateva. Deri më 11 mars, komisioni do të vendosë për numrin e seksioneve jashtë vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD