“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë – inflacionin dhe ligjet e papranuara.” Presidenti Rumen Radev e tha këtë në takimin e tij me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Çështje Ekonomike Valdis Dombrovskis, i cili është për vizitë në vendin tonë, dhe shprehu pritjen që parlamenti i ardhshëm bullgar të miratojë legjislacionin e nevojshëm.
Radev vuri në dukje arritjet e kabinetit zyrtar për kontrollin e faktorëve që e provokojnë inflacionin. Ai shënoi se Bullgaria është ndër vendet me çmimet më të ulëta të gazit natyror, çmimet më të ulëta të karburanteve në BE dhe me stabilitet të garantuar të furnizimeve.
Nga ana e tij, Dombrovskis theksoi se nevojitet një fushatë shpjeguese në mënyrë që populli bullgar të jetë i vetëdijshëm për përfitimet e anëtarësimit në Eurozonë dhe çfarë duhet bërë, kështu qe ato të mund të ndihen nga bullgarët.
Pas takimit me komisionerin evropian, kryeministri Gëllëb Donev siguroi se masat për kontrollin e inflacionit në Bullgari, të marra nga qeveria, kanë filluar të funksionojnë. Sipas tij, që nga tetori ka një rënie të vazhdueshme të indekseve të inflacionit në vend.Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..