Kriza politike është në themel të vonesës së pranimit të Bullgarisë në Eurozonë. Këtë e deklaroi guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Radev, në daljen e tij të parë publike, pasi u bë e qartë se data e synuar - 1 janari 2024, nuk mund të arrihet dhe hyrja në bashkimin valutor do të vonohet me të paktën një vit për shkak të inflacionit të lartë dhe mospranimit të disa ligjeve. Me formimin e legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor, kabineti zyrtar do të prezantojë edhe një herë projektligjet e nevojshme për ta çuar vendin tonë përpara në rrugën e euros, tha ministrja e financave Rosica Vellkova.
“Shpresojmë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës për të konsoliduar vendin e saj në familjen evropiane dhe për të konfirmuar vendin e saj në zemër të projektit evropian”, tha sot Dombrovskis, i cili mori pjesë në konferencën “Bullgaria në rrugën drejt euros”, që po zhvillohet në Sofje. Sipas të ftuarit, adoptimi i euros ndihmon në nxitjen e investimeve të huaja dhe të brendshme, duke çuar në rritje më të lartë ekonomike dhe më shumë vende pune.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..