Në qytete të ndryshme të Bullgarisë sot në mbrëmje po organizohen protesta në lidhje me përvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Në Sofje, procesioni do të fillojë para ndërtesës së Presidencës dhe organizatorët nuk i kursejnë kritikat e tyre për hezitimin e presidentit Rumen Radev për t’i dhënë armë Ukrainës.
“Duhet të ndalojmë Rusinë” – tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në vendin tonë, dhe theksoi se Evropa do ta ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të fituar luftë. Ai vizitoi qendrën humanitare të Shoqatës së Organizatave Ukrainase në Bullgari “Mati Ukraina” së bashku me ambasadorin e Ukrainës Vitalij Moskalenko. Dombrovskis theksoi se BE-ja pranoi rreth 4 milionë refugjatë ukrainas, rreth 50 mijë prej të cilëve janë në Bullgari.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..