Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është prioritet kryesor i politikës së jashtme bullgare, deklaroi në Gjenevë ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm Nikollaj Millkov, i cili mori pjesë në sesionin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe në Konferencën për Çarmatimin. Në fjalinë e tij ai vuri në dukje se vendi ynë po përkujton 80 vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore - një episod unik i historisë moderne, që na frymëzon të vazhdojmë të luftojmë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe urrejtjes. “Një vit pas fillimit të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, vendi ynë dënon sërish kategorikisht të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha ministri, duke shtuar se këto shkelje kërkojnë si dënim unanim ashtu edhe përgjegjësia nga autorët.
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..