Për të tretën ditë në Sofje po zhvillohen protesta në mbrojtje të kryeredaktorit të Teatrit Popullor, Aleksandër Morfov, i cili u shkarkua nga detyra më 28 shkurt. Para kësaj, Velisllava Krësteva, përgjegjësja e marrëdhënieve me publikun e institucionit, paralajmëroi largimin e saj. Kjo ndodhi si pasojë e një skandali në teatër që shpërtheu muaj më parë për shkak të paraqitjes së përgjegjëses së marrëdhënieve me publikun e institucionit Velisllava Krësteva, ish- përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun edhe e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe ish-deputete e Lëvizjes politike në fjalë, me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në ditën e zgjedhjeve parlamentare. Kjo shkaktoi një reagim të ashpër midis përfaqësuesve të teatrit. Dera e kabinetit të Velisllava Krëstevës ishte e zhvarrosur me mbishkrimet "DPS" dhe "Zhduku", tabela me emrin e saj ishte gërvishtur dhe fajin për aktin e mori regjisori Aleksandër Morfov, i cili e akuzoi Krastevën për "propagandë politike".
Në një konferencë për media, drejtori Vasill Vasilev deklaroi se pozitat e Aleksandër Morfovit dhe Velisllava Krëstevës janë mbyllur për të ruajtur teatrin, por saktësoi se shfaqjet teatrale të Morfovit nuk janë hequr nga afishja. Vasilev tha se ai ka luftuar për katër muaj për të ruajtur institucionin dhe dinjitetin e ekipit.
Aleksandër Morfov është ndër regjisorët më të njohur të teatrit në Bullgari, fitues i shumë çmimeve prestigjioze bullgare dhe ndërkombëtare.Një ekspozitë me punime në letër guri hapet sot, 21 tetor, në Bibliotekën Kombëtare “Ivan Vazov” në Plovdiv, njoftoi institucioni. Autorët e tyre janë të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve “Canko Llavrenov” dhe në Shkollën Kombëtare të Arteve..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në mëngjes, në disa lugina dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar për shkak të..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..