Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skiatorë me kostume kombëtare “fluturuan” nëpër pistat në Pamporovo

Foto: Facebook

Edhe sivjet, në Ditën Kombëtare të Bullgarisë, 3 mars - Ditën e Çlirimit, në vendpushimin e Pamporovos në malin Rodope u zhvillua "Rrëshqitja e madhe me ski me kostume kombëtare".

"Çdo vit ka të paktën akoma 100 njerëz të tjerë të veshur me kostume kombëtare që zbresin me ski. Ka më shumë gajdexhinj, më shumë daullexhinj ndërsa zbresim," tha Antonia Kameniçka nga BNR - Radio Sofja, e cila është organizatore e aktivitetit në Pamporovo.

Ndër pjesëmarrësit ka sipërmarrës të rinj që janë vendosur me familjet e tyre në fshatrat e Rodopeve, edukatorë që organizojnë trajnime atje, skiatorë dhe snowboardistë të etur, mësues, mjekë, inxhinierë. Disa nga kostumet kanë qenë të gjyshërve të pjesëmarrësve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD