Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria prezantohet në forumin më të madh turistik botëror në Berlin

Foto: EPA/BGNES - arkiv

Deri më 9 mars, Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare turistike në botë, Internationale Tourismus-Börse (ITB) në Berlin. Ministri i Turizmit Ilin Dimitrov do të takohetnë forum me Diter Janecek, koordinator për turizëm në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Programi i ministrit përfshin takime me përfaqësues të mëdhenj të biznesit të turizmit, me përfaqësues të Shoqatës së Operatorëve TuristikëGjermanë, me kompani ajrore etj.

Në kuadër të ITB - Berlin, provinca e Baden-Vurttemberg organizon edhe Sallonin e Danubit, në të cilin do të jetë e përfaqësuar edhe Bullgaria. Për shkak të Covid-it, 3 vitet e fundit ekspozita është mbajtur online. Stenda bullgare ka një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë dhe prezanton 44 kompani dhe komuna bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov.

Ministri i brendshëm tha se shërbimet ruse po ndihmojnë emigracionin e paligjshëm

Spiunë rusë dhe grupe humanitare ekstremisht të majta po bashkëpunojnë me trafikantët e qenieve njerëzore për të përmbytur Evropën me emigrantë të paligjshëm, shkruan gazeta “The Times”, duke cituar ministrin e brendshëm bullgar Daniell Mitov. Ai tha..

botuar më 25-10-20 9.11.PD

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD