Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eksportet ushtarake për në Ukrainë kanë kaluar përmes ndërmjetësve edhe para luftës

Foto: EPA/euractiv.bg

Miliarda dollarë armë bullgare kanë hyrë në Ukrainë gjatë dy viteve të fundit, madje edhe para fillimit të pushtimit rus, ka zbuluar një hetim i euractiv.com.

Që nga viti 2021, Ukraina nuk ka hyrë në transaksione të drejtpërdrejta me kompanitë bullgare, të cilat janë eksportuesit kryesorë të armëve dhe municioneve të standardit sovjetik. Vetëm në vitin 2022, furnizimet indirekte për Ukrainën janë të paktën për 1 miliard dollarë. Armëtarët e mëdhenj shtetërorë në Sopot, Karllovo dhe Kazanllëk raportuan një rritje 100% të shitjeve. Sipas Aleksandër Mihajllov, ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë shtetërore Kintex, përmes së cilës kalon prodhimi ushtarak, lejet e eksportit të lëshuara nga Sofja në vitin 2022 janë për 1.3 miliardë euro.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD

Presidenti i vuri veton Ligjit për Transaksionet me Asetet e Lukoil

Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..

botuar më 25-11-05 11.22.PD

Prodhuesit e duhanit kundërshtojnë ndalimin e subvencioneve për sektorin në BE

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..

botuar më 25-11-05 10.32.PD