Më 3 mars nisi fushata e pestë radhazi për zgjedhjet e parakohshme për 2 vitet e fundit në vendin tonë. Përpjekjet e dështuara për të formuar një qeveri, si dhe mosmarrëveshjet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat lejuan votimin e përzier në seksionet me më shumë se 300 votues - me makinë dhe me fletë votimi me letër - rritën skepticizmin e njerëzve për procesin zgjedhor.
Këto janë përfundimet e sondazhit të Agjencisë Sociologjike “Ekzakta”, të kryer në periudhën 30.01 - 04.02.23 në mesin e 1050 bullgarëve të rritur në 70 vendbanime. Sipas anketimit, një në tre nga të intervistuarit beson se njerëzit nuk votojnë sepse janë të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të lodhur nga zgjedhjet, dhe një në pesë ndjen intolerancë të fortë ndaj elitës politike, gjë që i demotivon bullgarët për të votuar. Nga ana tjetër, 14 për qind e të anketuarve thanë se njerëzit nuk votojnë sepse nuk mund të zgjedhin një parti për të mbështetur, ndërsa 13 për qind nuk besojnë më se zgjedhjet mund të ndryshojnë asgjë - si në vend ashtu edhe për ta personalisht. Në të njëjtën kohë, 7 për qind janë të mendimit se ka një mosbesim në rritje për transparencën e votës, zgjedhjet perceptohen si të paracaktuara dhe të manipuluara dhe votimi bëhet i pakuptimtë. 7 për qind e tjerë kanë vështirësi me votimin me makinë dhe dyshojnë në besueshmërinë e rezultateve të makinerive në fund të ditës së zgjedhjeve.

“Jam shumë e zhgënjyer me të gjithë. Konstatoj se ata mendojnë kryesisht vetëm për veten e tyre dhe më pas për njerëzit, dhe duhet të jetë fillimisht për njerëzit”, - tha një grua nga rajoni i qytetit Smoljan të Bullgarisë Jugore, në një anketë të korrespondentes së BNR për rajonin, Radostina Çernokova.
Një burrë nga rajoni iu përgjigj me një citim të Hristo Botevit:
““Gënjeshtra dhe skllavëria në këtë tokë të shkretë mbretërojnë!” Poeti e tha kështu dhe s’mund ta bëj më mirë. Të gjithë gënjejnë dhe mashtrojnë!”
Në kryeqytet, opinionet janë të ngjashme:
“Për dy vjet ndalova së informuari për ndonjë çështje politike dhe ndoshta nuk do të votoj. Kam dëgjuar dhe kam parë lloj-lloj manipulimesh” – është kategorik një burrë i moshës së mesme.
Pyetjes se sa debatet parazgjedhore do t’i ndihmonin votuesit të bëjnë zgjedhjen e tyre, një tjetër shton:
“Për mua nuk janë aq të rëndësishme, sepse zakonisht fokusohen te aftësitë oratorike dhe karizma dhe jo aq te programi që mbrojnë kandidatët për deputetë. Ka edhe skandale që nuk kanë të bëjnë me proceset politike dhe problemet e njerëzve.”

Lodhja e votuesve është e dukshme dhe e justifikuar - është i bindur profesori i komunikimit publik në Universitetin e Ri Bullgar, Prof. Rosen Stojanov.
“Njerëzit lodhen të japin votën për njërën apo tjetrën parti dhe nga dëshira e tyre politike për të ngrohur hapësirën me opozitat e tyre. Ndoshta disa nga lojtarët më të mëdhenj po shijojnë pjesëmarrjen më të ulët dhe po korrin dividendët e tyre politikë sepse janë të përfshirë vetëm bërthamat e forta, të cilët janë më të lehtë për t’u arritur dhe për t’u manipuluar.”

Një pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj është përqindja gjithnjë e më e lartë e atyre që me vetëdije nuk dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës:
“Ajo që vihet re në këtë moment është se partitë kryesore politike i synojnë mesazhet e tyre drejt bërthamave të tyre të forta - vëren politologu Milen Ljubenov. - Që të ketë sukses një parti e madhe, ajo duhet të gjejë mesazhe dhe t’u bëjë thirrje votuesve të lëkundur si dhe njerëzve të cilët nuk votojnë të zhgënjyer nga partitë dhe politikanët, por jo nga procesi politik. Është e rëndësishme që partitë, ose të paktën ato që duan të qeverisin, të kenë një pjesëmarrje sa më të lartë në votime.”
Mbetet për t’u parë nëse fushata parazgjedhore do të kontribuojë në këtë dhe çfarë përqindje votuesish do të marrin përfaqësimin e tyre në Legjislaturën e re të 49-të të Kuvendit Popullor.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES-arkiv
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reForcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të..
Federata Ruse nuk ka demonstruar në asnjë mënyrë gatishmërinë e saj për të arritur paqen. Deti i Zi është një zonë kufitare me luftën. Ai duhet të gëzojë..
