Me 1 787 vdekje për 100 000 banorë, Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në BE në vitin 2020, njoftoi Eurostat. Bullgaria pasohet nga Rumania me 1622 dhe Hungaria me 1513 vdekje.
Franca ka përqindjen më të ulët të vdekshmërisë - 863 vdekje për 100 000 banorë.
Përveç pandemisë Covid, në vitin 2020 më vdekjeprurëse për evropianët ishin sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, të cilat morën jetën e 1.7 milionë njerëzve, pothuajse 1.2 milionë vdiqën nga kanceri.
Ndër vendet e BE-së, përqindjen më të madhe të vdekjeve nga sëmundjet e lidhura me sistemin e qarkullimit të gjakut e raporton Bullgaria - 61%, dhe më të voglën - Franca - 20%. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë - 29%, dhe më e vogla - në Bullgari - 15 për qind.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve"...
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh..