Një diferencë minimale mes koalicioneve “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB)(20.9 për qind) dhe GERB-SDS (20.4 për qind) në fillim të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 prill 2023. Këtë e tregon një sondazh kombëtar mbi qëndrimet elektorale, financuar dhe zbatuar bashkërisht nga bTV dhe “Market Links”. Ai u krye mes 1080 personave mbi 18 vjeç në periudhën 18-27 shkurt duke përdorur metodat e intervistës së drejtpërdrejtë personale dhe anketës online. Të anketuarit e renditën DPS në vendin e tretë me 13.3 për qind. Pas tyre vijnë “Vëzrazhdane” me 11.8 për qind dhe “BSP për Bullgarinë” me 6.6 për qind. Sipas sondazhit, “Ngritja Bullgare” (2.4 për qind), “Ka një popull të tillë” (2.3 për qind) dhe koalicioni i ri “E majta” (2.3 për qind) mbeten nën barrierën prej 4 për qind.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..