Me tetë vota “pro”, zero “kundër” dhe një “abstenim”, këshilltarët bashkiakë nga Komisioni për Arsimin dhe Kulturën në Sofje votuan për zhvendosjen e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike. “Bullgaria Demokratike” dhe GERB votuan për çmontimin e monumentit 45 metra. Kundërshtimin e ka shprehur BSP-ja, e cila në mënyrë demonstrative u larguan nga salla para votimit. Përfaqësuesi i VMRO-së u abstenua.
“Është e rëndësishme të bëhet hapi i parë, i cili pritet prej 30 vitesh. Monumenti i pushtuesit, tri herë më i lartë se ai i Vasil Levskit në Sofje, duhet ta lirojë këtë hapësirë”, tha Marta Georgieva nga “Bullgaria Demokratike”.
“Beteja jonë me monumentet nuk zgjidh asnjë problem. Është e njëjta logjikë që dikush në Këshillin Bashkiak të vendosë t’ia zhvendosë monumentin e pilotëve amerikanë që bombarduan Sofjen në hyrje të Varrezave Qendrore”, kundërshtoi Kallojan Pargov nga BSP.
Raporti për heqjen e monumentit u paraqit për shqyrtim nga “Bullgaria Demokratike” tri vjet më parë. Propozimi duhet të votohet edhe në seancë të Këshillit Bashkiak.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..