Presioni i shtuar i migrantëve përgjatë kufirit bullgaro-turk krijon gjithnjë e më shumë probleme si për popullsinë vendase ashtu edhe për institucionet e Bullgarisë. Numri i refugjatëve në spitalin rajonal në Jamboll është gjithashtu në rritje, gjë që përkeqëson situatën tashmë të vështirë financiare të institucionit mjekësor, raporton korrespondentja e BNR-së në rajon, Daniella Kostova.
Dimri i ngrohtë dhe kalimi i lehtë i rrethimitkufitar ua lehtëson migrantëve të paligjshëm hyrjen në fshatrat e zonave kufitare, e tillë është situata e fshatrave kufitare.
Takimet me emigrantët janë një ngjarje e përditshme, dëshmon Stojanka Çakërova, nënkryetare e fshatit Voden, Boljarovsko, i cili ndodhet më pak se 10 kilometra nga kufiri.
“Herën e fundit hidrauliku na solli një njeri, me shumë mundësi pjesë e ndjonjë grupi, të cilin e kishte zënë gjumi dhe kishte mbetur vetëm. Ai dukej se ishte diku midis 16 dhe 20 vjeç, të gjithë janërreth asaj moshe. Ai erdhi tëngrohet tene, fjeti, pastaj erdhi policia dhe e mori. Ka ngarkesë dhe shoh se grupet e policëve kufitarë, të cilët janë dërguar edhe nga pjesë të tjera të Bullgarisë, mezi po ja dalin”.
Në këto rrethana informacioni në lidhje me mbylljen e mundshme të stacionit policor me 5 policë shqetësoi edhe më shumë banorët e pesë fshatrave kufitare të komunës së Elhovos dhe ata kërcënuan me mosbindje civile dhe bllokim të rrugës ndërkombëtare drejt pikës kufitare Lesovo. Në fshatrat e zonës jetojnë rreth 1500 banorë, ku përmes tij kalon edhe rruga për në pikën kufitare. “Dëshirojmë që policia të qëndrojë, që të jemi të qetë se ka kush të na mbrojë nga vjedhjet, nga migrantët, nga çdo gjë”, thotë kryetari i fshatit Granitovo, Hristo Geçev. “Fshatrat përgjatë kufirit nuk duhet të lejohen të qëndrojnë pa mbrojtje policore”, shprehet kategorik kryetari i Lesovos, Dimitër Bivshevi, duke dhënë argumente konkrete:
“Lesovo është fshat kufitar dhe presioni i krijuar nga migrantët është shumë i madh, faktori i dytë është popullsia e moshuar dhe i treti – krimi do të rritet”.
Rastet kur emigrantët krijojnë probleme dhe janë shkaktarë të incidenteve nëpër fshatra janë të rralla, por nuk mungojnë. Zëvëndës kryetariStrallxhaGrozdanIvanovtheksonsekapasurdisarastetronditëse:
“Një rast ishte vjedhja e produkteve ushqimore në një kopsht fëmijësh. Tjetri është zjarrvëniae një shtëpie, për të cilën hetimet vazhdojnë, por me siguri bëhet fjalë për migrantë, të cilët kanë kaluar natën aty dhe në tentativë për t'u ngrohur kanë shkaktuar zjarrin.
Gjatë muajve të dimrit, migrantët e parë nëpër fshatra kanë qenë në gjendje të rëndë.
“Ata që ne shohim në fshat janë në gjendje të rëndë sepse janë dorëzuar vetë pasi nuk mund të vazhdojnë më. Ata janë në gjendje të mjerueshme, të bërë me baltë, të uritur”, dëshmojnë banorët e zonës.
Rastet e refugjatëve të pranuar urgjentisht në spitalin rajonal në Jamboll po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, sqaron drejtori i institucionit mjekësor, dr. Panajot Dimanov. Spitali “Shën Pantalejmon”, është i vetmi në rajonin e Jambollit që u shërben rasteve urgjente, ku në fillim të vitit 22 refugjatë kaluan nga Urgjenca dhe 8 u pranuan për trajtim.
Migrantët ilegalë të arrestuar janë të detyruar të ekzaminohen në spital, theksoi drejtori i spitalit.
“Kolegët tanë konstatojnë gjendjen e tyre shëndetësore, pas së cilës informojnë MPB- Ministrinë e Punëve të Brendshme për veprimet e tyre në të ardhmen”, shpjegon mjeku.
Trajtimi i secilit prej migrantëve kushton mesatarisht 1000 leva, të cilat fillimisht mbahen nga llogaria e spitalit rajonal dhe më pas spitali i Ministrinë e Punëve të Brendshmei transferon shumat e shpenzuara, por me vonesë dhe vetëm për trajtimin e ofruar, jo për ekzaminimet e bëra shtesë. Pritet të dalë një dekret i ri i cili do të ndajë një shumë të re për ofrimin e kujdesit mjekësor për migrantët, pasi fondet europiane të parashikuara për këtë qëllim kanë mbaruar.
Reportazh: Daniella Kostova, BNR Jamboll
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..
8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..