Pak ditë më parë u bë e ditur se trëndafili dhe vajrat e tjerë esencialë do të klasifikohen nga KE jo si produkte natyrale, por si produkte kimike që mund të jenë potencialisht toksike. Bullgaria është prodhuesi kryesor në botë i vajit të trëndafilit dhe livandës, produkte me aplikim të gjerë në industri - bullgare dhe globale.
Pas një sërë publikimesh dhe komentesh mediatike në hapësirën publike, ka dalë edhe qëndrimi zyrtar i Komisionit Evropian. Aty thuhet se vajrat esencialë janë përcaktuar tashmë si kimikate dhe si të tillë janë të rregulluar nga legjislacioni evropian dhe se ato nuk do të ndalohen. Për më tepër, rregullat e rishikuara do të ndihmojnë në identifikimin më të mirë të vetive të rrezikshme të substancave kimike dhe për të menaxhuar më mirë rreziqet shoqëruese, aty ku është e nevojshme.“
A mund të jetë “toksik” vaji i trëndafilit bullgar?
Vaji bullgar i trëndafilit është një produkt natyral kompleks që nuk mund të merret në mënyrë sintetike. Ka veprimtari të pasur farmakologjike, të dëshmuar nga shkencëtarë bullgarë dhe të huaj, mësojmë nga Profesoresha e asociuar Ganka Baeva, drejtoreshë e Institutit të trëndafilit dhekulturave të vajrave esenciale në qytetin Kazanlak. Në një intervistë me Bozhidar Alexandrov nga programi "Hristo Botev" i BNR, ajo shpjegon se cilat janë karakteristikat e vajit të trëndafilit të prodhuar në Bullgari:
“Përftohet nëpërmejt distilit me avull uji. Kjo është një metodë e krijuar qindra vjet më parë që është plotësisht ekologjike dhe e sigurt për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Prodhimi i vajit eterik nuk mund të barazohet me atë të substancave kimike. Deri më tani, të paktën në institut, nuk kemi dijeni për ndonjë gjë të dëmshme për njerëzit në përbërësit e vajit të trëndafilit. Bëjmë kremra, parfume dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë. Klasifikimi i vajit të trëndafilit dhe të gjithë vajrave të tjerë esencialë jo si një produkt natyral, por si një produkt kimik do të reflektojë menjëherë si në industrinë e parfumerisë ashtu edhe në atë farmaceutike. Do të vendosen kufizime dhe kërkesa, të cilat do të çojnë në një rritje të çmimit të kostos dhe për rrjedhojë në vështirësi në realizimin e tregut. Kjo do të ketë pasoja negative, si për njerëzit ashtu edhe për industrinë. "
Pak ditë më parë eurodeputetja bullgare Atixhe Alieva-Veli sqaroi se sipas propozimit të pritshëm të KE-së, vajrat esencialë, në vend që të konsiderohen si substanca, si më parë, do të klasifikohen si ...përzierje.
A është vaji i trëndafilit një përzierje?
Mendoj se nuk mund të jetë përzierje - thotë prof. Baeva. Është një produkt natyral kompleks që përmban rreth 300 përbërës, por nuk mund të themi me detaje se cilët janë ata. Ne besojmë se nuk është e dëmshme për njerëzit dhe industrinë”.
Ndryshimet e përgatitura në legjislacionin europian ishin rasti që BNR t'i drejtohej Todor Xhikovit, zëvendësministër i Bujqësisë, për një koment:
“Në praktikë do të shprehim mendimin për atë që duan të ndryshojnë në rregulloren e etiketimit. Ne duam që ai të zbatohet vetëm për vajrat me prejardhje kimike. Ndërsa ato natyrale, të përdorura për mijëra vjet në mjekësi dhe në aromaterapi, dhe si qetësues, janë absolutisht të padëmshëm. Madje, aktualisht ka rregullore të BE-së që disa prej tyre i përcaktojnë si aditivë ushqimorë, ndaj vetë rregulloret do të jenë në “luftë” me njëra-tjetrën në nivel europian, nënvizon zëvendësministri Xhikov.
Më shumë informacione:
Autore: Veneta Nikollova bazuar në materialin e Bozhidar Aleksandrov nga programi "Hristo Botev" i BNR-së.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: EPA/BGNES-arkiv
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor..