Në kuadër të ekspozitës më të madhe dhe më prestigjioze ndërkombëtare të turizmit në botë, Internationale Tourismus-Börse në Berlin, Bullgaria mori një vlerësim prestigjioz nga Shoqata e Gazetarëve të Turizmit të Paqësorit, e cila mbulon rreth 7000 gazetarë. Vendi ynë është vlerësuar me çmimin “Destinacioni më i mirë për rajonin e Ballkanit” për vitin 2023, ndërsa ministri bullgar i turizmit Ilin Dimitrov mori çmimin “Ministri për rajonin e Ballkanit për vitin 2023”. Çmimi është dëshmi e politikave të suksesshme që po ndjek vendi ynë në drejtim të rimëkëmbjes dhe rritjes së industrisë së turizmit, e cila ka vuajtur shumë nga një sërë ngjarjesh negative vitet e fundit, theksojnë nga qendra e shtypit pranë Ministrisë së Turizmit.
Bullgaria dëshiron të presë një forum botëror për turizmin aventurierBordi Kombëtar i Turizmit do të hartojë një kalendar për turizmin kulturor në vend, njoftoi zëvendëskryetari i bordit, Martin Zaharievi, gjatë konferencës “Destinacioni Bullgaria në fokus për vitin 2026”, raporton BTA. Sezoni i kaluar veror ishte më i..
Një muaj para hapjes zyrtare të sezonit të 23-të të skive, Bansko u rendit ndër 25 destinacionet më të mira dimërore në botë. Në konkurrimin online, që zgjati 16 javë, morën pjesë 211 resorte nga 5 kontinente. Në votimin në faqen Worldskiawards.com u..
Shtëpi druri të vendosura në rrugica plotë pluhur, një përrua që gurgullon lehtë dhe një kurorë pyjesh ahu dhe lisi në zonën përreth – fshati Medven duket si një imazh nga një përrallë fëmijësh. Dhe ndërsa qytetet fqinje Kotell dhe..