Me rastin e 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Galeria e Arteve në Kjustendill "Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri" ka organizuar një ekspozitë të dy brezave artistë vendas me origjinë hebreje: Moric Bencionov (1898 – 1941) dhe Aron Allkallaj (Anriko) (1924 – 2012).
Dihet se artisti i madh ishte i pari që vuri re dhe inkurajoi talentin e të riut Moric Bencionov. I qetë, modest, me shëndet jo shumë të mirë, ai krijon vepra që renditen ndër arritjet e mëdha të artit figurativ bullgar të viteve 30-40 të shekullit të ХХ. Kryesisht krijon peizazhe, frymëzuar nga kontakti me natyrën nga ana i Kjustendillit. Kritikët e quajtën atë një "piktor romantik peizazhesh të Kjustendillit". Edhe artisti Aron Leon Allkallaj (Anriko) ka lindur në Kjustendill dhe bëhet pjesë e Akademisë së Arteve në vitin 1944. Ai studioi afresqet me Prof. Kirill Conev. Emigroi në Izrael në vitin kur mbaroi Akademinë - 1948.
Aron Leon Allkallaj jep mësime pikture në Institutin e Artit - Bat Jam, në Shkollën e Artit dhe në Institutin Shtetëror të Mësuesve të Pikturës.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Galeria e Arteve në Kjustendill
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..
Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..