Të shtunën, pavarësisht reshjeve të shiut gjatë natës, temperaturat minimale në Bullgari do të jenë të larta nga 7 deri në 12°, në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës do të fryjë erë veriperëndimore e cila do të forcohet dhe do të sjellë ajër të ftohtë deri në mbrëmje. Do të jetë i vranët me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 20°, në kryeqytet 13°.
Në Detin e Zi do të bjerë shi, më i theksuar në jug. Temperaturat maksimale do të jenë prej 13 deri në 18°. Uji i detit do të jetë 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 pikë.
Në male do të bjerë shi, në lartësinë mbi 1800 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 9°, në 2000 m - 2°.
Ditën e diele vranësia vende-vende do të shpërndahet deri në mot me diell.
Jshtë vendit
Në Evropë, me përjashtim të Gadishullit të Apenineve dhe Gadishullit Iberik, do të bjerë shi. Do të bjerë borë mbi Evropën Veriore dhe Qendrore dhe mbi Alpe. 21 dhe 20° priten në Madrid dhe Athinë, 19° në Bukuresht, 11° në Beograd, 15° në Romë dhe Stamboll. Në Paris do të jetë 10°, në Londër dhe në Berlin pritet 7 dhe 4°, në Moskë minus 2°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë përkatësisht 3 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago 8 dhe 3°. Do të jetë deri në 13° në Los Anxhelos, 29° në Miami, 28° pritet në Mexico City, 33 dhe 30° në Buenos Aires dhe Rio de Zhaneiro. Në Dubai do të jetë sërish deri në 32°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 20 dhe 15°.
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..