Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, PP-DB dhe GERB-SDS do të kishin mbështetje pothuajse të barabartë me 27.2 për qind dhe 26.6 për qind. Pas tyre renditen DPS dhe “Vëzrazhdane” sërish me rezultate të ngjashme, me përkatësisht 13.4 për qind dhe 12.3 për qind. BSP mban vendin e pestë me 7.3 për qind. Pranë barrierës janë “Ngritja Bullgare” me 3.7 për qind, “Ka një popull të tillë” - me 3.4 për qind dhe “E majta” - me 3.2 për qind.
Të dhënat janë nga një sondazh i “Gallup International Bolkan” për BNR, i cili merr parasysh qëndrimet që nga fillimi i fushatës. Prandaj, shifrat për momentin shihen si një pasqyrë e përditësuar e qëndrimeve, dhe jo si një parashikim. Me vlera të fërta, luhatje aktiviteti, krizë politike etj., janë të mundshme zhvillime dinamike, përfshirë edhe në momentin e fundit.
Sipas sondazhit, 40.6 për qind thanë se do të votonin, gjë që sugjeron një pjesëmarrje të ngjashme me atë të zgjedhjeve të mëparshme. Rreth 4.4 për qind e tyre u shprehën se do ta ushtrojnë të drejtën e votës me “Nuk mbështes askënd”.
Sondazhi i “Gallup” u krye midis 24 shkurtit dhe 3 marsit 2023, ndër 1008 persona duke përdorur metodën “ballë për ballë” me tableta.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..