Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhuesit e drithërave protestojnë kundër importeve pa taksa nga Ukraina

Foto: BGNES

Prodhuesit e drithërave nga Bullgaria Veriore dolën për të protestuar. Me mbi 50 traktorë, fermerë nga rajonet e qyteteve Ruse, Pleven dhe Veliko Tërnovo bllokuan për një kohë të shkurtër rrugën Ruse-Pleven afër fshatit Gorna Studena. Importet pa taksa të grurit dhe lulediellit nga Ukraina do të çojnë në falimentimin e kooperativave bujqësore, sepse çmimet më të ulëta e bëjnë prodhimin bullgar jo konkurrues, thanë protestuesit. Ata insistojnë edhe në shtyrjen e planit strategjik në bujqësi, sepse do të humbasin subvencionet evropiane.  Të pakënaqurit pranuan një deklaratë proteste për ministrin e bujqësisë dhe qeverisë së përkohshme, në të cilën deklarojnë se depot janë plot me grurë të pashitur dhe nuk mund të paguajnë kontraktorët e tyre.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD