Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 0° deri në 5°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira nga perëndimi dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° në perëndim deri në 17° në jug, në kryeqytet do të jetë 11°.
Pas mesditës do të ketë vranësira përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 8° -13°. Uji i detit është 8°- 9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat malore. Në lartësinë mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m 1°.
Të enjten moti do të jetë me shi. Në zonat e larta reshjet e shiut do të përzihen me borë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë do të jetë me shi përgjatë linjës nga Shën Petersburgu për në Budapest dhe në Ballkan. Në pjesën tjetër të kontinentit do të mbajë vranësira të pjesshme dhe në jug me diell. Në Londër pritet 8°, në Moskë -5°, në Berlin do të jetë deri në 7°, në Paris - 11°. Në Madrid moti do të jetë më i ngrohtë - 20°, në Romë - 18°, në Athinë dhe Bukuresht -16°, në Stamboll – 13°. Në Beograd do të jetë 9°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 2° dhe 3°, në Vankuver dhe në Çikago - respektivisht 9° dhe 1°. Deri në 14° pritet në Los Anxhelos, 24° në Miami, 23° në Meksikë, 33° dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë deri në 30°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 13° dhe 22°.Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..