Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krijim i ri – valle bullgare përmes një loje virtuale në celular

Foto: BGNES

Kudo që të jeni në botë, për sa kohë që keni një smartphone dhe akses në internet, mund të mësoni vetë hapat gjarpërushe të popullit bullgar me ndihmën e realitetit të virtual falas përmes lojës së re bullgare Taratanci. “Ju thjesht zgjidhni një kërcim, drejtojeni telefonin në tokë dhe ndiqni hapat që shfaqen në dysheme në ekranin e telefonit”, thotë Ekaterina Petrova, bashkëthemeluese e Fondacionit "Taratanci", në një intervistë për BNR-Stara Zagora. Dhe me shume:

“Për momentin në aplikacion kemi përfshirë katër valle – Vallja e Drejtë, Graovsko, Vallja e Dorës dhe Elenino. Njerëzit mund të mësojnë të kërcejnë me metodën tonë, kudo që ndodhen. Aplikacioni është aktiv për sistemin operativ Android, por do të mundësojmë shkarkimin e tij edhe nga përdoruesit e sistemeve të tjera. Ajo që e dallon nga mësimet e njohura të kërcimit deri më tani është se këtu gjithçka ndodh përmes realitetit virual në mjedisin ku ndodhesh - në shtëpi, në dhomën e ndenjes ose në park, për shembull. Shikon hapat e valles dhe fillon t'i ndjekësh atoKa edhe komanda zanore që të udhëzojnë – në përgjithësi është shumë argëtuese, kreative”.

Gjithçka filloi në vitin 2014, kur një pjesë e vogël e të rinjve bullgarë vendosën të krijonin një metodë për të përshkruar vallet bullgare përmes figurave grafike të gjurmëve të tyre. Ekaterina Petrova kujton:

“Atëhere lindi ideja për të dalë në parkun më të afërt dhe për të vizatuar hapat e valles të quajtur Çiçovo, duke përdorur shkumës në asfalt, si mënyra më e lehtë për këtë. Ftuam kalimtarët për ta provuar dhe ata filluan të kërcenin duke ndjekur hapat, duke ndërthurur këmbët, duke u argëtuar. Kështu vendosëm ta kthejmë “Taratanci” në një organizatë që synon popullarizimin e valleve bullgare në një mënyrë të re”.

Verën e kaluar, me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës, ekipi "Taratanci" ndërmori një udhëtim të gjatë nëpër Bullgari, duke vizituar të gjitha zonat etnografike. “Ne punojmë me koreografë vendas dhe valltarë. I lyejnë këmbët me bojë dhe duke kërcyer shkelin mbi sipërfaqe të bardha, duke lënë kështu shenjat e hapavetë valleve mbi të”, thotë Ekaterina Petrova dhe shton:

“Kemi udhëtuar mbi 7000 km. rreth Bullgarisë dhe morëm shenjat e gishtave të 80 valleve të tjera. Në këtë mënyrë, tashmë kemi një bazë të madhe të dhënash me hapa që aktualisht jemi duke i dixhitalizuar dhe do të jenë gati brenda një muaji. Por ne duam të vazhdojmë këtë aktivitet, sepse ka shumë valle bullgare - ndoshta më shumë se 500, numri i tyre i saktë nuk dihet. Dhe shumë prej tyre kërcehen dhe njihen vetëm nga të moshuarit në vendbanime të vogla dhe të vështira për t'u arritur. Kur këta persona të largohen nga jeta, me ta do të zhduken edhe vallet në fjalë, nëse nuk dokumentohen për brezat e ardhshëm”- tha për mbyllje Ekaterina Petrova.

Më shumë materiale mbi magjine e valleve bullgare mund të gjeni këtu:

Autore: Veneta Nikollova /nga intervista me Poli Gënçeva nga BNR – Stara Zagora

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bellogradçik pret Festivalin e Parë të "Bell Muzh" – një pjatë legjendare

Nga 26 deri më 29 qershor, Bellogradçik mirëpret festivalin e parë të dedikuar pjatës tradicionale "bell muzh" (бел муж). Ky delikates autentik është një pjesë e pandashme e traditave kulinarike të turlaqëve – një grup etnik që është shpërndarë në..

botuar më 25-06-28 10.10.PD

CNN renditi sallatën “Shopska” ndër më të mirat në botë

Sallata bullgare “Shopska” ka fituar një vend ndër 24 sallatat më të mira në botë sipas një renditjeje të re të publikuar nga CNN, raportoi BGNES. Pjata e freskët, е ngjyrshme dhe e dashur në të gjithë Evropën Juglindore, zuri vendin e saj të merituar..

botuar më 25-06-19 5.42.MD

Për ushqimin ritual në kulturën tonë tradicionale

Ushqimi ritual është pjesë e pandashme nga sistemi ritual i bullgarit. E në kalendarin e fshatit bullgar më shumë se një shekull më parë, ushqimi me mish ka qenë rrallë, në përgjithësi 4-5 herë në vit – Krishtlindje, Shën Gjergji, Shën Pjetër dhe peshku..

botuar më 25-06-16 7.30.MD