Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar kursin ekzistues të këmbimit të levës në euro. Ketë е deklaruan për BNR nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Nuk ka pasur asnjë bisedë mes përfaqësuesve të BNB-së dhe Ministrisë së Financave për një ndryshim të mundshëm të kursit, shton Banka Qendrore dhe kujton se “një ndryshim i tillë është i pamundur”.
Më herët në publikimet mediatike u shfaqën informacione për ekzistencën e një raporti që fliste për një ndryshim të tillë. “Deklarata të ngjashme për ndryshimin e kursit lev/euro janë të papërgjegjshme”, saktëson BNB. Kujtojmë se kursi qendror është fiksuar 1 euro = 1.95583 leva.
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..