Në vitin 2022 u neutralizuan 84 grupe të organizuara kriminale, që është një rritje prej 22% krahasuar me vitin 2021. Kështu thuhet në një raport të Drejtorisë kryesore “Lufta kundër Krimit të Organizuar” të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është konstatuar gjithashtu se janë ndërprerë dy kanale për trafik heroine nga Turqia për në Evropë dhe një për trafik marihuane nga Bullgaria për në Turqi. Janë sekuestruar mbi 71 kg heroinë, mbi 2 kg kokainë, mbi 360 kg marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike. Janë ndaluar 95 persona të përfshirë në aktivitetet e grupeve që mbështesin migrimin ilegal.
Një rritje prej 20% shënuan edhe kontrollet kundër krimit kibernetik. Qasja në më shumë se 4000 objekte të së drejtës së autorit (filma, muzikë, prodhime televizive dhe softuer) është pezulluar.Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Edicioni i 10-të përvjetor i Festivalit Ndërkombëtar “Da Fest” i prezanton publikut vepra nga yje të nivelit botëror nga skena e arteve digjitale. Forumi pesëditor, i organizuar nga organizata për zhvillimin e arteve digjitale dhe moderne “Da Lab” dhe..
Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 4°. Në mëngjes, dukshmëria do të zvogëlohet në disa vende të ulëta dhe..