10
Galeria e kryeqytetit "Sintezis" prezanton ekspozitën "Pasqyra dhe dritare: fotografi të zgjedhura nga koleksioni i Raffaello Kazakov". Hapja zyrtare është më 22 mars. Koleksioni ka nisur më shumë se tridhjetë vjet më parë, por për herë të parë po shfaqet për publikun. Ekspozita përfshin fotografi të autorëve me famë botërore si Edward Weston, Robert Frank, Elliot Irwitt, Ralph Gibson, Antanas Sutkus, si dhe fotografë të rëndësishëm bullgarë, duke përfshirë Garo Keshishjan, Jordan Jordanov - Juri dhe Stanka Conkova - Usha.

Koleksioni është një vazhdim i natyrshëm i punës së Raffaello Kazakov si fotograf, i jetës së tij mes Sofjes dhe Nju Jorkut. Nuk është rastësi që koleksioni kombinon foto të njohura nga historia e fotografisë me emra, vepra të miqve të tij dhe foto që lidhen me familjen e tij.

Në programin shoqërues të ekspozitës, do të shfaqen tre dokumentarë kushtuar tre fotografëve të përfshirë në koleksion - Robert Frank, Antanas Sutkus dhe Joel-Peter Witkin.

Raffaello Kazakov ka lindur në vitin 1963 në Sofje. Në vitin 1988 diplomohet për filologji angleze në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", ndërsa në vitin 1994 merr diplomën e masterit për fotografi dhe art pamor në "SchoolofVisualArt"në Nju Jork. Ai është autor i ekspozitave të shumta në mbarë botën dhe veprat e tij gjenden në koleksionet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Sofje dhe muzeumeve "Preus Fotomuseum" - Horten, Norvegji, "MuseumofFineArts" - Houston në SHBAdhe "Musee de la Photographie" – Charleroi në Belgjikë.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Fotografitë janë siguruar nga organizatorët.
Teatrot në Bullgari tashmë po i numërojnë orët deri në ngritjen e perdes së edicionit të 13-të të Natës së Teatrove. Mbrëmja emocionuese do t’i shndërrojë skenat në 11 qytete bullgare në një festë të vërtetë të artit. Këtë vit iniciativa vjen me..
Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, është paraqitur një ekspozitë e posaçme e dedikuar 140-vjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. “Mënyra më fisnike” është motoja e Bashkimit të Bullgarisë në vitin 1885, i cili u..
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës...