Një kompani kineze në fushën e biofermentimit prezantoi në Ministrinë e Bujqësisë planet e saj për një investim të madh në përpunimin e drithërave.
“Bullgaria është një prodhues tradicional i drithërave të cilësisë së lartë dhe vendi ynë ka mundësi edhe për përpunimin e tij. Kemi kushte të favorshme tokësore dhe klimatike, infrastrukturë hekurudhore, porte dhe tradita të vjetra në industri”, tha zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov në takimin me sipërmarrësit. Ai theksoi se prodhuesit e drithërave në vendin tonë kanë kapacitet për të prodhuar lëndë të parë të mjaftueshme. Investitorët e Fufeng Group Limited aktualisht po eksplorojnë mundësi në disa vende evropiane. Sipas tyre, fabrika e ardhshme do të sigurojë 2000 vende pune, ndërsa investimi do të arrijë në 1.2 miliardë euro. Fabrika e re pritet të përdorë 1 milion ton misër në vit. Kompania synon të blejë misër kryesisht të prodhuar në vend, dhe në rast se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm, të importojë nga destinacionet e afërta.Më 30 prill, në ndërtesën e Kongresit Amerikan u zhvillua një takim midis një delegacioni nga partia "Vëzrazhdane" dhe deputetit republikan Keith Self, i cili është zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së..
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..
Asnjë nga versionet e mundshme se pse avioni i parë luftarak bullgar F-16 nuk mund të fluturojë nuk është përjashtuar. Ekziston gjithashtu një..
25% e punëtorëve janë pa kontratë pune, lufta kundër ekonomisë informale duhet të jetë një përparësi kryesore për shtetin. Këtë e deklaroi ministri i..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës..