Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreth 15% e seksioneve me video monitorim janë pa mbulim interneti

Foto: pixabay

Të gjithë celularët që do të regjistrojnë dhe transmetojnë në komisionet sektoriale gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit, i janë dorëzuar kompanisë “Shërbimi Informativ”. Pajisjet kontrollohen për instalimin cilësor të softuerit, për aftësinë e baterisë për të regjistruar dhe transmetuar video për më shumë se 8 orë e gjysmë. Platforma përmes së cilës do të monitorohet live numërimi është e sigurt, tha Ivajllo Filipov, drejtor ekzekutiv i “Shërbimi Informativ”.

Sipas të dhënave të operatorëve celularë, në rreth 15% të seksioneve me video vëzhgim nuk ka mbulim të mjaftueshëm me internet, por po punohet për zgjidhjen e problemit. Në seksionet pa mbulim, nuk do të ketë transmetim, vetëm regjistrim. Më pas videoja do të ngarkohet në platformë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ceremoni me fishekzjarrë në qytetin e Vracës në kujtim të Hristo Botevit

Trupat e ushtrisë bullgare do të marrin pjesë në aktivitetet solemne në kujtim të poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të vrarëve për lirinë dhe pavarësinë e Bullgarisë, të cilat do të mbahen në të gjithë vendin. Më 1 qershor do të..

botuar më 24-06-01 5.05.PD

Për 75% të fëmijëve, prioritet në arsim duhet të jenë aftësitë për jetën

Deri më 31.12.2023, në Bullgari ka 1 104 198 fëmijë nën moshën 17 vjeç, ose 17,1% e popullsisë së përgjithshme. Këtë e tregojnë të dhënat e përgatitura nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe UNICEF-i i Bullgarisë, me rastin e 1 qershorit –..

botuar më 24-05-31 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në zona të izoluara, kryesisht në gjysmën veriperëndimore të vendit do të ketë reshje shiu afatshkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri..

botuar më 24-05-31 7.20.MD