Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të drejtpërdrejtë për mjedisin në të cilin Bullgaria funksionon dhe zbaton politikën e saj të jashtme, tha në qytetin Sandanski, Bullgari Jugperëndimore, ministri në detyrë i jashtëm Nikollaj Millkov. Ai hapi seminarin e 16-të ndërkombëtar "Shkolla Dimërore e Diplomacisë" për diplomatë nga BE-ja, Evropa Juglindore dhe Deti i Zi.
“Bullgaria mbron të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në këto vende dhe të njerëzve që kanë vetëdije bullgare dhe ndihen bullgarë. Kjo nuk bie ndesh me qëllimin tonë për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rregullave të asociimit, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, janë kriter për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE”, theksoi Millkov.Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..