Ka përfunduar përgatitja e një urdhërese për ndjekjen e çmimeve të ushqimeve përgjatë gjithë zinxhirit nga prodhuesi deri te tregtari final. Priten detajet përfundimtare nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të dorëzuar dokumentin në Këshillin e Ministrave. Këtë e ka bërë të ditur ministri i bujqësisë Javor Geçev në protestën e prodhuesve të drithërave pranë fshatit Gorna Studena, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Zdravka Masljankova. Po punohet mbi një softuer për një sistem unik, ku prodhuesit, importuesit dhe tregtarët do të duhet të deklarojnë gjithçka që lidhet me ushqimin. Parashikohet që çdo tregtar në zinxhir të duhet të regjistrojë të gjitha sasitë e ushqimit, pavarësisht se ku janë dërguar - në rrjetin e dyqaneve, bursa, si dhe informacionin e çmimeve.
Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..
Inovacioni mund të bëhet një nxitës i madh për tërheqjen dhe mbajtjen e të rinjve në zonat rurale. Kjo u deklarua nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov në takimin informal të Këshillit të BE-së për Bujqësinë dhe Peshkimin në Varshavë,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..