Tabloja e Xhaksën Pollëk e zbuluar në Bullgari ka një dedikim në shpinë, që besohet se është shkruar nga vetë piktori, për yllin e Hollivudit Llorën Bekoll, për ditëlindjen e saj në vitin 1949. Kjo u bë e qartë sot në një konferencë për shtypin të prokurorisë. Nëse vërtetohet autenticiteti i tablosë, kjo do të thotë se piktura ishte fillimisht një dhuratë personale nga Pollëk për Bekoll. Sipas BNT, tabloja ishte pjesë e koleksionit të diktatorit komunist rumun Nikollae Çaushesku.
Zëvendësprokurorja e qytetit Desisllava Petrova shpjegoi se mënyra se si tabloja u gjet në Bullgari që tani do të sqarohet. Prokuroria kërkoi një ekspertizë tjetër për origjinalitetin, ndonëse deri më tani u kryen dy, të cilat tregojnë se teknika e pikturimit dhe ngjyrat e bojërave korrespondojnë me krimitarinë e Xhaksën Pollëk.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..