Maqedonia e Veriut fshiu nga regjistri qendror Klubin Bullgar “Ivan Mihajllov” në Manastir. Masa u vendos nga Ministria e Drejtësisë në Shkup më 17 mars. Vendimi bazohet në ndryshimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione të votuar unanimisht nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Komisioni i formuar për shfrytëzimin e emrave personalë në Maqedoninë e Veriut gjithashtu dha mendim negativ për emrin e klubit dhe kërkoi që ai të riemërohet.
Kryetari i Shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir, Ljupço Georgievski, reagoi në Facebook se bullgarët maqedonas në Maqedoninë e Veriut do t’i kërkojnë të drejtat e tyre në Strasburg.
Klubi bullgar u themelua nga bullgarët maqedonas në Manastir 3 vjet më parë. Në hapjen zyrtare në prill 2022 morën pjesë kryeministri i atëhershëm Kirill Petkov, nënpresidentja Ilijana Jotova dhe ministrja e atëhershme e jashtme Teodora Gençovska. Një muaj më vonë, klubit iu vu zjarri dhe fajtori mori një dënim me kusht. Më 19 janar 2023, sekretari i shoqatës lokale bullgare Hristijan Pendikov u rrah brutalisht në Ohër.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..