Sipas një programi partner, 2.5 milionë vezë u importuan nga Ukraina në Bullgari, tha për BNR kryetari i Bashkimit të Mbarështuesve të Shpendëve, Ivajllo Gëllëbov. Ai shprehu frikën se deri në Pashkët importi do të kalojë 10 milionë dhe vezët do të riemërohen si bullgare. Bashkimi do të referojë Agjencinë e Sigurisë së Ushqimeve për të hetuar rastin e manipulimit të origjinës. Informacion u kërkua edhe nga Agjencia “Dogana”.
Mbi 120 firma prodhojnë 4 milionë vezë në ditë në Bullgari. 1 milion eksportohen, shpjegoi Gëllëbov. Sipas Eurostat, çmimi i vezëve në BE është më i ulëti në Bullgari. Nga prodhuesi, copa del me një çmim prej më pak se 16 cent euro. Gëllëbov theksoi se industria bullgare e shpendëve është në gjendje të mirë dhe e kënaq konsumin e brendshëm me vezë dhe mish shpendësh.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..