Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar, Leo Dohërti, është duke bërë një vizitë në Sofje. Bullgaria dhe Britania e Madhe janë duke punuar për një marrëveshje partneriteti strategjik, njoftoi Ambasada Britanike në Sofje. “Vizita është një demonstrim solidariteti me Bullgarinë në përpjekjet e saj për të mbështetur Ukrainën, si dhe në punën tonë të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë për të kërkuar përgjegjësi nga Rusia”, theksojnë nga ambasada. Leo Dohërti do të bisedojë me ministrin e jashtëm Nikollaj Millkov, ministrin e brendshëm Ivan Demerxhiev dhe ministrin e mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ambasada shtoi se të dy vendet janë aleatë të ngushtë në NATO dhe Londra është e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, përfshirë në fusha të tilla si siguria dhe tregtia.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..