Taksat tol* do të rriten me 50%, konfirmoi ministri në detyrë i zhvillimit rajonal, Ivan Shishkov. Sipas vlerësimeve, në këtë mënyrë të ardhurat vjetore prej tyre do të rriten me 600 milionë leva (306 milionë euro). Parashikohet që çmimi i taksës tol të përcaktohet në varësi të kilometrave që udhëtojnë transportuesit. Mbi një kilometrazh të caktuar - për shembull, 5 mijë km brenda një muaji, do të ketë një ulje për të lehtësuar ata që ngasin distancat më të gjata. “Nuk po themi një shifër konkrete sepse jemi ende duke bërë llogaritë”, komentoi ministri. Në vitin e kaluar të ardhurat nga taksat tol arritën në 271 milionë leva (138 milionë euro) me një rritje prej 35% të trafikut përmes Bullgarisë.
*Taksa tol është një tarifë shtetërore që paguhet në përputhje me nenin 10, paragrafin 1, pikën 2 të Ligjit për rrugët nga përdoruesit e rrjetit rrugor me pagesë, e cila i jep të drejtën një automjeti rrugor të udhëtojë në segmente të caktuara të rrugëve me pagesë, të përfshira në fushëveprimin e rrjetit rrugor me pagesë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..