Pritet që nga viti 2024 të shkarkohen 10 cisterna me gaz të lëngshëm me gjithsej 1 miliard metër kub, të cilat do të drejtohen në Bullgari, tha ministri në detyrë i energjetikës Rosen Hristov. Së bashku me drejtorin ekzekutiv të “Bullgatransgaz”, Vlladimir Mallinov, ai inspektoi përparimin në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror pranë portit në Aleksandrupolis të Greqisë, në të cilin Sofja ka 20 për qind të aksioneve. Në inspektim mor edhe morën pjesë edhe përfaqësues të menaxhmentit të kompanisë kontraktore greke. “Afati për përfundimin e terminalit është në fund të këtij viti, në mënyrë që ai të hyjë në funksionim komercial nga viti i ardhshëm”, shtoi Hristov. Ai saktësoi se terminali do të plotësojë rreth një e treta e nevojave të Bullgarisë.
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..