Armët bullgare do të arrijnë në Ukrainë, por jo drejtpërdrejt, tha për BNT ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Jordan Bozhillov. "Bullgaria ka një nga arsenalet më të mëdha të disponueshme aktualisht të armëve dhe municioneve të vjetra të tipit sovjetik. Kjo fazë e luftës në Ukrainë kërkon një rezervë jashtëzakonisht të madhe municionesh, veçanërisht të tipit sovjetik, dhe Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në Evropë i cili aktualisht mund t'i dorëzojë menjëherë”, shtoi Bozhillov.
“Qeveria ka miratuar disa akte me të cilat Ministria e Mbrojtjes do t'u sigurojë “Uzinave Vazovski për Ndërtimin e Makinerive - Sopot” një sasi të caktuar municionesh pikërisht të atyre kalibrave që janë më të nevojshme dhe është e qartë për të gjithë se këto municione nuk do të mbeten në uzina, por do të rishiten në përputhje me rrethanat dhe do të arrijnë në Ukrainë”, tha ish-zëvendësministri i mbrojtjes.
Armatimi i vjetër bullgar shkon në Ukrainë sipas skemës përmes uzinave në fjalë dhe ndërmjetësve, shpjegoi për bTV edhe ish-ministri i mbrojtjes Bojko Noev.Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me ambasadorët bullgarishtfolës të akredituar në Bullgari, njoftoi BTA. U diskutuan stabiliteti politik në vend..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov, në një letër drejtuar Patrikut të Antiokisë dhe të gjithë Lindjes në..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe qendrore të vendit do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa mbi Bullgarinë Lindore do të ketë..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me..