Bullgaria solidarizohet me Ukrainën dhe prodhuesit ukrainas. Së bashku me BE-në, ajo mbështeti korridoret e solidaritetit si një mjet për të ndihmuar në luftimin e urisë në botë. Por këto korridore janë një kanal për importe të paprecedentë pa taksa doganore në BE, tha zëvendësministri i фujqësisë Georgi Sëbev në Dobriç (Bullgari Verilindore). Sipas tij, Bullgaria, Rumania, Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia janë "viktimat më të mëdha". Për vendet e tjera problem është importi i misrit dhe grurit. Më problematike për Bullgarinë është importi i lulediellit. Për një vit ai u rrit nga 37 000 tonë në më shumë se 830 000 ton, tha Sëbev dhe siguroi fermerët vendas se Bullgaria do të marrë kompensime të reja nga BE, mbi 16,75 milionë eurot e premtuara. Në datat 29 dhe 31 mars, prodhuesit e drithërave po përgatisin protesta kundër importeve dumping.
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°,..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe bashkëkryetar të PP-së Kirill Petkov. Arsyeja është arrestimi i liderit të GERB-it, Bojko Borisov në..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit të BE-së për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten, më 12..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e..